Beteja, Google është duke planifikuar sfidantin e iPad

Mar 30, 2012 | 20:10
SHPËRNDAJE

Google sfidon iPad-in e Apple. Motori i kërkimit është duke planifikuar për të hapur një dyqan online për “Tableta”, për shitjen e pajisjeve direkt tek konsumatori, duke imituar kështu modelin e Apple dhe Amazone.

Ndërkaq, pas dyqanit Google po mendon të konkurojë iPad-in me hedhjen në treg të një “Tableti” nën fimën e vet.

Lajmi është raportuar nga  Wall Street Journal, duke cituar disa burime konfidenciale nga kompania, sipas të cilit, tableta do të ketë emrin Google Android, bashkë me emrin e kompanisë që do ta prodhojë. Planet ende nuk janë të qartë: ende askush nuk e di kur do të prezantohet dyqani online, apo se kur do të nisë punë për hedhjen në treg të “iPad-it” Google.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura