Berlusconi martohet me 28-vjeçaren Pascale në një ceremoni sekrete!

Oct 31, 2013 | 17:50
SHPËRNDAJE

Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascale

Silvio Berluskoni është martuar me të fejuarën e tij në një cermoni private në një kishëz. Lajmi është bërë publik nga një mikeshë e tij.

Tri herë kryeministër i Italisë, Berluskoni, 77 vjeç, thuhet se është martuar me ish vajzën e televizionit, Francesca Pascale, 28 vjeç, në një kishë brenda vilës së tij luksoze pranë Milanos, tre javë më parë.

Çifti është takuar kur Pascale, ishte një aktiviste adoleshente në partinë e tij Forza Italia. Marythell Polanco, një prej vajzave të festave të famshme “Bunga Bunga” ka thënë se ajo ka qenë e ftuar një një ceremoni sekrete martesore. E pyetur në një radio italiane, nëse çifti do të martohet, modelja dhe këngëtarja domenikane zbuloi: “Ata janë të martuar tashmë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura