Berisha: T’i japim Ramës leksionin e 1992. Rama: Berisha flet përçart

Nov 30, 2012 | 18:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri u kërkoi sot të rinjve shqiptarë që në vitin 2013 ti japin një leksion të madh kreut të opozitës, Edi Rama , atë leksion që i dha rinia shqiptarë etërve të tyre në vitin 1992. Gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me studentët, kryeministri akuzoi edhe njëherë kreun e opozitës për bllokim.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama, i cili nëpërmjet Tëitterit tha se; “Sa gjynah ata te rinj qe i kanë thirrur për ëndrrat (ç’kopjacë!) e u flasin për makthin që kanë ndaj opozitës (dmth ëndërr e vetme pushteti)”

Në një mesazh tjetër, Rama shkruan se; “Të anëtaresosh të rinj në partinë që qeveris e tu flasësh përçart kundër opozitës, shembull kuptimplotë për katandinë e politikës qeverisëse!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura