Berisha, Sekuit: Rama, revansh ndaj opozitës, administratës dhe institucioneve të pavarura

Sep 30, 2013 | 15:25
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha ka pritur sot ne nje takim ambasadorin e BE-se, ne vendin tone Etore Sekui. Lajmin e ka dhene vete Berisha me ane te nje postimi ne profilin e tij ne FB, ku thekson se e ka falenderuar ambasadorin per të gjithë mbështetjen e tij dhe të delegacionit për proçesin e integrimit të Shqipërisë.

“Në këtë takim shpreha mendimin tim se Shqipëria meriton plotësisht statusin e kandidatit të vendit anëtar për në BE dhe se arritjet e reformave në Shqipëri kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në këtë vend ndaj dhe hapja e negociatave së bashku me statusin do të ishte një vendim i merituar”- shkruan Berisha.

Berisha thekson se zhvillimet e dy javëve të fundit karakterizohen nga një revansh i papërmbajtur i zotit Rama ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura dhe administratës publike.

“Tejet shqetësues është keqpërdorimi politik, me pasoja shumë të rënda dhe jashtë misionit të saj, i Policisë së Shtetit, në konceptin dikatorial “një polici, një shtet”, për të prishur në mënyrë të paligjshme banesa kundërshtarësh dhe mbrojtur ndërtime pa leje të eksopnentëve socialist, duke i dhënë Policisë së Shtetit atribute që i ka Policia Ndërtimore. Së dyti, theksova se deri tani për z.Rama dhe ekipin e tij, Kushtetuta e vendit, ligji i Këshillit të Ministrave, ligji i prokurimeve, sistemi i prokurimeve dhe blerjeve të vogla elektronike nuk ekziston, çka mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin. Lufta kundër korrupsionit nuk ekziston”- shkruan me tej Berisha.

Ambasadori Sequi, sipas tij, shprehu kënaqësinë për këtë takim si dhe vlerësoi të gjjitha reformat e bëra nga qeveria që kam drejtuar për integrimin e Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në interesin më të mirë të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura