Blushi sulmon Ramën: Qeveria është bërë burokraci. Berisha: Deputeti i PS si Cipras i Shqipërisë

Feb 23, 2015 | 19:08
SHPËRNDAJE

Pas kritikave për masat dhe jo reformat që ka ndërmarrë qeveria, Ben Blushi del me një tjetër tezë. Në një shkrim të publikuar sot ai shkruan se qeveria është bërë burokraci.

Blushi dhe Rama në fushatë

“Nuk besoj se në 18 muaj pushtet ne jemi qeverisur megjithëse jemi administruar. Për të qenë më i drejtë mund të thosha se jemi administruar mirë dhe jemi qeverisur keq. Sepse inercia e sistemit dhe e qeverisjes së kaluar e ka shtyrë qeverinë të shërbejë si burokraci më shumë se si qeveri. Prandaj sa herë që gjërat shkojnë keq, arsyet gjenden në të shkuarën. Kjo është pesha e inercisë”, shkruan Blushi.

Sipas tij “Për shkak të kësaj inercie që vazhdon, burokracia që qeveris ka sot më pak aleatë se ç’kishte qeveria që fitoi zgjedhjet dhe prandaj e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes: Kush janë sot shtresat aleate të qeverisë, të cilat pas 18 muajve besojnë se jeta e tyre është përmirësuar për shkak të qeverisjes së mirë? Të varferit? Nuk besoj. Bujqit? Nuk besoj. Arsimtarët? Nuk besoj. Mjekët? Nuk besoj. Shtresa e mesme. Nuk besoj. Të pasurit. Nuk e di. Burokracia? Ajo është sigurisht aleatja e qeverisë. Në të vërtetë burokracia është vetë qeveria dhe kushdo që kërkon ndryshime në qeveri e ka gabim. Qeverija ka ndryshuar. Eshtë bërë burokraci”.

Në disa shkrime dhe intervista në gazetën “Panorama”, deputeti socialist Ben Blushi ka akuzuar qeverinë se deri tani ka marrë masa dhe jo reforma. “reforma nuk ka pasur, sepse e di se kjo fjali ka shumë piper dhe prandaj djeg më shumë. Por për ngush- ëllimin e pjesshëm të atyre që i djeg, dua të them se nëse reforma ka pasur, ato janë horizontale dhe jo vertikale. Ato nuk prekin të varfrit. Ato nuk kanë gravitet. Sepse një reformë e paplotë është formë. Që më shumë keqkuptohet sesa kuptohet. Dhe të varfrit kanë inteligjencën për ta kuptuar. Ata na njohin me mirë se ç’i njohim”, është shprehur Blushi për Panoramën.

REAGIMI I BERISHES

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se deputeti socialit Ben Blushi duke marrë si shembull kryeministrin grek, tentoi të ndjekë modelin e tij edhe në Shqipëri, por pa sukses. Në një koment të gjatë të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se Blushi ka shkuar dhe ka votuar në Greqi për Ciprasin dhe pas kësaj, ka tentuar të implementojë modelin e tij në Shqipëri.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha

“Blushit i ka hy mendja thelle. Kesaj here, e treta e verteta, te behet lider, me sakte ai do te behet si te thuash, Cipra-s i Shqiperise! Ne keto ethe ciprafilie por dhe cipramanie, ai, para votimit, botoi editorialin per te shpjeguar voten e tij per Cipra-n dhe shkoi ne Selanik dhe votoi per te, me disa dokumente te vjetra te emigracionit te viteve 90-te. Pas fitores se Cipra-s enturazhi i tij iu hodh ne qafe, e perqafoi dhe e uroi per suksesin e idhullit te tij, duke i thene se ai do te ishte Cipras i tyre”,-shkruan Berisha.

Sipas Berishës, Blushi nisi betejën e cipirizimit me lotët e tij për të varfërit, ndërsa thotë se nisma nisi nga Prishtina, por që nuk gjeti mbështetje në radhët e së majtës.

“Ne nje mesazh qe me nisi direkt nga darka, njeri nga te pranishmit me pyeti se si e vleresoja une nismen e re te Blushit. Nuk e di pse por dhe pa dashjen time pyetja me zgjoi keqardhje, jo se une kam ndonje ndjeshmeri te vecante per Blushin por sepse mua, nga profesioni im i mjekut por dhe arsye tjera, gjithnje me duhet te qendroj ne anen e viktimes. Une jam i vetmi qe i dua shkrimet e tij edhe pa ja lexuar, dhe kjo per faktin e vetem se ai gjate jetes ka patur dy ndeshkime te renda dhe krejtesisht te pamerituara. Keto ndeshkime, qe ne te vertete ishin nga fati dhe per jo per faj te tij, e kane denuar me pameshire, dhe duket perfundimisht, Blushin, per te mbetur liderush!!”,-shkruan Berisha.

Në komentin e tij Berisha shkruan se ndëshkimi i parë i erdhi Blushit erdhi nga një gabimi fatal i të atit të tij, shkrimtarit Kiço Blushi, që sipas Berishës “i ndikuar nga revolucioni kulturor kinez dhe për hir të Partisë bëri “kurban” voglushin e tij Beni dhe e parqiti si personazhin kryesor te romanit “Beni ecen vete”. Blushi e vuajti ne rritje e siper shume kompleksin, ta quajme per miresi te “vogelushit”. Ai nga ky kompleks gati sa nuk perfundoi si Oskari i Gynter Gras”,-thotë Berisha.

Duke komentuar platformën tjetër të nisur nga Blushi me “Mos i fol shoferit”, Berisha thotë se me këtë platformë “Blushi donte të largonte Ramën nga timoni i autobuzit të PS dhe te merrte vet timonin e kesaj Partie”.

Por sipas Berishës, për habinë e madhe të të gjitheëve lëvizja pati një fund tragjikomik. “Blushi brenda pak kohe perfundoi ne pasagjer, madje gaztor, qe kendonte nga sevdaja “te keqen shoferit, te keqen oooo”. Ne ate kohe, shoqet deputete te PS dhe goje lige te tjere hapen llafe nga me te ndryshmet per kthesen e Blushit. Ne te vertete ajo nuk lidhej ashtu sic perflitej nga shoqet deputete te PS me presionet me video te montuara te Narit ne Arragostra, as dhe me gjysem milionin e eurove qe gjasme u mblodhen nga kupola e PS, me te cilat Rama bleu heshtjen e tij. Jo! Ju nuk e njihni Blushin. Eshte i çuditshem, ai tradheton me pasion por nuk shitet!”,-shkruan Berisha në “Facebook”.

Sipas tij, shkaku i vetëm i shndërrimit dora dores të levizjes “mos i fol shoferit” në “kercen Blushi nga sevdaja”, “qëndron në fotot e shituara që ai mban në dosjen e veçantë për t’i përdorur si mjete shantazhi apo lufte politike pa ditur se pikërisht aty është vendi ku prehet njëherë e mirë projekti i tij për liderizim apo, në varjantin më të ri, për Ciprizim”,-shkruan Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura