Berisha: Shkritë policinë kriminale për të zhdukur dosjet tuaja

Oct 31, 2013 | 12:20
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha ka leshuar akuza ne adrese te kryeministrit Rama dhe ministrit te Brendshem, Tahiri per aksionin kudner lojerave te fatit duke e quajtur nje turp, kurse shkrirjen e policise kriminale, vendim per te zhdukur dosjet qe ajo kishte per maxhorancen.

Sipas tij, me vendimet e fundit po lemeriset biznesi, i cili po largohet masivisht nga vendi, nderkohe qe neper rruge po behet baterdia me aksidente dhe qeveria  nuk merre asnje mase.

“Ky parlament po degradon me shpejtësi të rrufeshme në parlamentin e sulmeve amorale ndaj bizneseve. Si ka mundësi që përdoret kjo foltore për të rrahur gjoksin për ligje dhe investime të bëra nga qeveria paraardhëse, ligji që  diskutuat ju është përgatitur një vit më parë. Keni dy muaj nuk keni sjellë këtu përvec akteve antikushtetuese as një ligj për të qenë. Ministrit aktual i morën me karroatrec makinën policia rrugore, a e kuptoni që po bëhet batërdia në rrugët tona, aksidentet po marrin jetë cdo ditë. Ju informoj ju dhe shqiptarët se bizneset po largohen nga vendi masivisht se banda të autorizuara nga prokurorë të shtetit dhe jashtë afeteve kohore u thyejnë dyert, lemerisin gra e fëmijë, nga Saranda në Kukës dhe kjo është praktika më e rrezikshme për ekonominë e vendit”- tha Berisha.

Ai ka thene se ne Kuvend nuk bëhen gjyqe kompanish. “Hiqeni këtë praktikë se ju jeni të kapur, qëndrojnë përpjekjet tuaja për kompanitë tuaja, për monopolet tuaja kjo është e faktuar. Cfarë bëtë ju me lojërat e fatit, kush u arrestua, cili shkoi për shkelje, ngitet 6 mijë policë në mbarë vendin dhe u katandis në vrasje e kush u vra njeriu më i afërt i Ministrit të Brendshëm, tani po i thoni u heqim shiritin po paguani gjobat”- tha Berisha.

Berisha ka akuzuar Ramen se po i hap rruge vellait dhe po kthen bandat ne vend.  “Gënjeshtar kongenital, thotë nuk është marrë asnjë veprim, shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim t’i hapte fushën vëllackos me hakmarrjen për drejtësi që po fut qindra makina cdo ditë, cilin keni cuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë, jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për ti hap rrugën hakmarrjes dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e lushjnjes, tek hakmarrja. Ky është shteti i dordolecit, ti je qesharak, po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kudnërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti. Ti mendon se shqiptarët mund ti mshtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt”- tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura