Berisha: Sa më shumë vëzhgues në 2013

Sep 30, 2012 | 11:47
SHPËRNDAJE
Berisha me ministren irlandeze te Shtetit per Çeshtjen Europiane, Lucinda Craighton

Kryeministri priti ministren irlandeze të Shtetit për Çështjen Europiane Lucinda, Craighton.

“Qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të lirë e të ndershëm”
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nga ministrja irlandeze e Shtetit për Çështjen Europiane, Lucinda Craighton, që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013 të sjellë në Shqipëri një përfaqësi sa më të gjerë vëzhguesish.  Kreu i qeverisë, gjatë takimit të zhvilluar dje me ministren irlandeze, vendi i së cilës merr dhe drejtimin e Presidencës së OSBE-së, premtoi se qeveria mbetet e angazhuar që vitin e ardhshëm të ndërtojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. “Qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të ardhshëm zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe ftoj për një vëzhgim sa më të gjerë të këtyre zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura