Berisha: Rishikim historisë së komunizmit

Aug 31, 2011 | 12:24
SHPËRNDAJE

TIRANE- Amendim te ligjit per dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, ne favor te zgjerimit te spektrit te perfituesve, ridimensionim te historise, rishikim te periudhes se komunizmit dhe vleresimin e merituar te figurave te skajuara qellimisht. Keto ishin disa nga pikat ne te cilat u ndal kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e radhes se kabinetit qeveritar.

Muzeu ne Spaç

Kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Kultures te sjelle ne qeveri vendimin per ngritjen e muzeut ne Spac. Sipas tij, historia e vendit tonë është e cunguar dhe muzeu do sherbeje per vertetesine e hostorise.

“Muzeu duhet të simbolizojë të gjithë ligësinë. Nuk mund të shkojmë drej 100 vjetorit të pavarësisë pa rideminsionuar historinë tonë. Kujtesa kombëtare është e domosdoshme sepse ne jemi komb që duhet të mësojmë për të ndërtuar të ardhmen, duke njohur edhe atë që përjetuam” tha ai.

Ligji per ish te perndjekurit

Ne fjalen e mbajtur ne hapje te mbledhjes, Berisha theksoi se në ligjin ekzistues per demshperblimin e ish te perndjekurve politike është bërë një intepretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtatrët e regjimit.

“Janë sajuar shpifje dhe akuza ndër më mosturiozet vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e ekzekutimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare” tha ai.

Rishikimi i historise

Berisha ka deklaruar se duhet te behet rishikimi i historise se periudhes se komunizmit, e cila aktualisht nuk eshte pasqyre e se vertetes. Sipas tij është tragjike që edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore.

“Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Europa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historiam shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij ai vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh” theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura