Berisha:Rama,vetëm disfata.Në 2013,ajo historike

Sep 30, 2011 | 12:21
SHPËRNDAJE

ELBASAN- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka akuzuar nga Gjinari në Elbasan liderin socialist, Edi Rama për politikat e tij bllokuese, që e kanë cuar gjithnjë drejt disfatave.

Sipas Berishës, Rama është i famshëm për dështimet dhe ka treguar se di të flasë vetëm me bllokim duke dëmtuar interesat e cdo shqiptari.

Ai ka deklaruar se në vitin 2013 do të jetë disfata historike e Ramës, ndërkohë që maxhoranca dhe qeveria flasin e do vijojnë të flasin gjithnjë vetëm me vepra.

Berisha ka përsëritur ftesën drejtuar Ramës për të punuar së bashku me konsensus, duke shtuar se gjithcka po tregon se Rama nuk e dëshiron reformën zgjedhore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura