Berisha: Qeveria “Rama-Meta”, 14 skandale brenda dy muajve

Oct 31, 2013 | 13:11
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur dje 14 skandale që sipas tij ka bërë dyshja qeverisëse Rama-Meta në dy muajt e ushtrimit të pushtetit. Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, ai tha se qeveria e re i ka nisur skandalet në Kosovë kur u bojkotua nga një pjesë e opozitës. “Po bën dy muaj në pushtet dhe tre muaj në parapushtet dhe maxhoranca aktuale prodhon vetëm skandale, ndaj dhe më shumë se çdo gjë tjetër mund ta quajmë qeveri të bazuar në skandale ose (scandal based government). Skandale në Prishtinë, ku për herë të parë boshatis Parlamentin duke lexuar një fjalim të ndryshkur të Qoses. Skandal kushtetues 10 minuta pas betimit ku heq foton e Presidentit. Skandal në Tiranë me deklaratën për shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan ish-kreu i qeverisë. Sipas tij, skandalet vijuan gjatë vizitës së Ramës dhe ministrave të tij në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e përvitshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Skandal në OKB, ku në seancë plenare akuzon jo Enverin, por Neeson dhe Hollivudin për imazhin e Shqipërisë. Skandale në Nju Jork, rreshton Shqipërinë, vendin me të ardhura të mesme të larta, anëtare të NATO-s, me Haitin dhe Somalinë. Organizon në MOMA ceremoni për kullën e tij me Fidelin. Pyetjes se Fox TV nëse është kombi amerikan një komb fisnik, ministri Bushati i përgjigjet si Sula, apo njëlloj si diplomati iranian, se ‘kjo është një pyetje komplekse’”, theksoi më tej ish-lideri i koalicionit të djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura