Berisha, në Sarandë: Kurora turistike e vendit

Apr 30, 2011 | 13:30
SHPËRNDAJE

SARANDË- “Vazhdim investimesh, infrastrukturë rrugore moderne dhe kujdes i vecantë për qytetin që shumë shpejt u shndërrua në kurorën turistike të vendit”. Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit demokrat për bashkinë e Sarandës, Edmond Gjoka.

Në takimin që përkon me celjen e sezonin turistik, Berisha ka grantuar se qeveria që drejton do të mbështesë me gjithë potencialin e saj zhvillimin e mëtejshëm të Sarandës.

“Prezantoj sot edmond Gjokën, njeriun e transformimeve të mëdha të këtij qyteti, atë që së bashku me ju, bëri që Saranda të ngjitet në krye të kurorës turistike të vendit”- tha Berisha.

Ai kujtoi se vitet e fundit janë investuar 70 milionë euro, është 20 fishuar turizmi, shumëfishuar biznesi dhe vetëm në rrugë kombëtare janë investuar 170 milionë euro.

Në vitet që vijnë, sipas Berishës do të investohet për modernizimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e ujësjellës kanalizimeve dhe sigurimin e ujit të pijshëm pa ndërprerje në cdo fshat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura