Berisha në Divjakë:Zhvillimi rural,prioritet për ne

Feb 28, 2013 | 18:17
SHPËRNDAJE
Berisha në Divjake

DIVJAKE- Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në një bashkëbisedim me fermerë dhe qytetarët të Divjakës.  Berisha tha se pavarësisht investimeve që janë bërë në këtë zonë, ende ka shumë punë për të bërë.

Ai tha se me investimet që janë bërë dhe me projektet që janë zbatuar, kemi faktuar se jemi serioz në përpjekjen tonë për zhvillimin rural të Divjakës dhe Shqipërisë.

“Në këtë rreth gjatë kësaj kohe kemi shtruar 270 km rrugë. Shumë kilometra të tjera janë për tu ndërtuar dhe rindërtuar. Në këto vite ne kemi mbështetur me grante dhe kredi, mbi 100 fermerë të rrethit tuaj. Kemi bërë investime serioze, në të gjithë sistemin ujitës, ku duhen prapë shumë investime. Kemi dyfishuar lidhjet ndërkombëtare rrugore të Shqipërisë, të cilat kanë qenë jetike për eksportet tuaja.”- tha kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura