Berisha, ministrave: Dëshmuam një qeveri serioze

Dec 29, 2011 | 13:36
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri Berisha gjate pritjes

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja dhanë një pritje koktej për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012. Kryeministri falënderoi kabinetin për arritjet, reformat dhe gjithcka që është bërë për zhvillimin e vendit, duke kërkuar angazhim e përkushtim të mëtejshëm për plotësimin e të tjera objektivave që i presin.

Në fjalën e tij, Berisha ka numëruar arritjet, duke u ndaluar në dy momente sipas tij më të rëndësishmet, realizimin e zgjedhjeve me standarde e kushtetueshmëri të plotë dhe një Census të suksesshëm.

“Edhe këtë vit, sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011”- tha Berisha.

Kryeministri u ndal edhe tek viti i ri 2012, per te cilin tha se “para kemi një vit tjetër intensiv”, sipas tij, “një vit, i cili dallon nga çdo vit tjetër, sepse është viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Është viti, në të cilin ne duhet të bëjmë gjithçka që Shqipërinë 100 vjeçare ta nusërojmë e nderojmë sa më mirë.”- perfundoi kreu i qeverise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura