Berisha: Leku përballoi cunamin financiar

Mar 31, 2011 | 11:07
SHPËRNDAJE

TIRANË- Duke e cilësuar mondhën, pasaportën e shtetit dhe ndjekësin më besnik të zhvillimit eknomik të vendit, kreu i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar se monedha jonë, leku, përballoi me sukses cunamin financiar botëror.

Nderkohe qe theksoi se e ardhmja e monedhës së vendit është ajo e bashkimit me euron, në kuadër të integrimit të vendit në BE.

Në fjalën përshëndetëse në ekspozitën me rastin e 85 vjetorit të emetimit të monedhës shqiptare, Berisha theksoi se monedha jonë u përball me dy më të fuqishmet e planetit me dollarin dhe euron, duke qëndruar para tyre dhe presioneve të paimagjinueshme të luhatjeve të bursës së tyre. “Pra Leku u provua Lek i vërtetë”- tha Berisha.

Sipas tij, monedha është simbol  krahas hymnit dhe flamurit të një shteti, gjallesë e vërtetë, sado që e prerë në metal apo letër, asgjë nuk ndjek më besnikërisht udhën e shtetit, kombit apo shoqërisë.

“Monedha te ne ka ndjekur hapin e kombit, zhvillimin ekonomik.  Deri në fund të luftës ia doli të renditet dinjitoze krahas monedhave të tjera të rajonit. Ndërkohë që  u shndërrua në një letër me vlerë fiktive për 48 vjet, e nuk shprehu as edhe një ditë të vetme të vërtetën e ekonomisë, zhvillimit, kursit të saj, ishte ndër të parat që u vu në cizmet e diktaturës”- tha ai, duke bërë një panoramë të ecurisë së saj ndër vite.

Sipas Berishës, leku pavarësisht luhatjeve u ngrit më pas si gjithë simotrat e saj, dhe qëndroi si një faktor shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

Nje shkrim te zgjeruar per kete ekspozite, me gjithe ndryshimet e lekur ne 85 vite mund ta lexoni sot ne “Panorama” ne rubriken e kultures.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura