“Marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, shumë të mira”

Mar 31, 2012 | 13:57
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe Marjeta Janaki, Kryetare e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve të NEA – Demokracisë, në Parlamentin Evropian vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë si “shumë të mira e miqësore.”

E gjendur në Tiranë për të përshëndetur Kongresin e 20 vjetorit të krijimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Janaki  u prit në një takim nga kryeministri Berisha.

Kryeministri shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me interes reciprok. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria greke dhe shprehu besimin se ato do kenë efekte pozitive për Greqinë.

Ajo vlerësoi ndryshimet e thella dhe pozitive që kanë ndodhur këto vitet e fundit në Shqipëri, si dhe garantoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendit tonë, si dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh

Berisha e njohu gjithashtu eurodeputeten Janaki me reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura