Imuniteti, Berisha: Ne jemi gati, Rama nuk do

Feb 29, 2012 | 11:51
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ne kuader te luftes kunder korrupsionit, kryeministri Sali Berisha ka theksuar domosdoshmerine e heqjes se imunitetit, per te cilen maxhoranca eshte gati te votoje, nderkohe qe opozita dhe kreu i saj nuk pranojne.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha ka deklaruar se vendimi per heqjen e imunitetit mund te behet si e kërkon Komisioni i Venecias, apo edhe si e do opozita.

“Qeveria është e gatshme të votojë heqjen e imuniteteve qoftë me ligjet organike siç rekomandon Komisioni i Venecias qoftë me ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet siç kërkon opozita”, tha Berisha.

Ne fund te fundit, sipas tij, me rendesi eshte fakti qe zyrtarte e larte, deputetet, gjykatesit e te gjithe ata qe sot perdorin si mburoje imunitetin te jene te barabarte me gjithe te tjeret para ligjit.

Sipas tij, maxhoranca është gati për të votuar heqjen e imunitetit, por kreu i PS-së, nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“Ai rrëzoi marrëveshjen e firmosur për rregulloren, bllokoi kodin dje pasi kërkoi të vendosë dënim kolektiv që nuk ekziston askund, përdor si mercenarë deputetë të tij për të sjellë mendime turpi në Kuvend. Ne do vazhdojmë reformat në të gjitha fushat, ku Rama nuk mund të bllokojë, ai nuk bllokon dot transparencën, mund të bllokojë heqjen e imunitetit, ndonëse marrëveshja për këtë është firmosur nga socialistët në 2004, por mëkatarët kanë frikë të heqin imunitetin. Heqjen e imunitetit e kundërshton vetëm ai që ka frikë nga vetja e tij, vetëm ai që do mburojë”- tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura