Berisha, Gorbaçovit:’Kurajë e shekullit të shkuar’

Nov 30, 2011 | 18:34
SHPËRNDAJE
Kryeministri Berisha me ish Presidentin e Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov

TIRANE- “Kurajë e shekullit të shkuar” e konsideroi kryeministri, Sali Berisha Presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov gjatë një pritjeje në kryeministri.

Gorbaçov ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në vendin tonë.

Duke e vlerësuar si një nga personalitetet ndërkombëtare më popullore në Shqipëri, kryeministri Berisha tha se reformat e udhëhequra nga Gorbaçov hapën një epokë të re lirie, jo vetëm për popujt e Bashkimit Sovjetik, por për të gjithë Europën e botën.

“Midis nomenklaturës dhe popullit, ju zgjodhët popullin.” – theksoi kryeministri.

Nga ana e tij, Presidenti Gorbaçov duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri u shpreh,“Unë jua kam pasur shqiptarëve borxh këtë vizitë dhe tani e shleva atë”.

“Ju jeni një politikan real dhe kjo është e rëndësishme për vendin”, i tha Gorbaçov kryeministrit Berisha.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Shahut Kirsan Ilyumzhinov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura