Berisha: Dhunë protestuesve për bukën. Rama-Meta duan monopolin në këtë transport

Feb 28, 2014 | 14:33
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha ne nje reagim ne profilin e tij ne FB per prosten e drejteusve te furgoneve akuzon qeverine dhe policine per dhune ndaj protestuesve paqesore. 

“Protesta paqesore e shofereve te furgonave pritet me dhune, bllokim, shkopinj gome nga Policia e klikes Rama – Meta ne te gjitha hyrjet e Tiranes. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, njeriu qe protestoi ne tete vite 1753 here ne mbare vendin, sot i tmerruar nga protestuesit qe luftojne per kafshaten e femijeve te tyre, perdori dhune e terror ndaj tyre ne menyre qe te mos i lejonte te arrinin ne sheshin para kryeministrise”- shkruan Berisha.

Ai e quan ate burracak, qe nga njera ane preu kangjellat e kryeministrise ndersa nga ana tjeter i tmerruar dhunon protestuesit paqesor, e kjo sipas tij, deshmon se po perjeton tronditje te madhe psiqike.

“Te dashur miq, le te shprehim ne solidaritetin tone te plote ndaj 20 mije familjeve shqiptare qe dyshja Rama – Meta u pret buken e gojes sepse duan te vendosin monopolet e tyre ne transportin e pasagjereve dhe te fitojne se paku 30 milion dollare rryshfet per licensat e reja te taksive apo 1500 euro per cdo license qe do te leshojne pas anullimit te licensave te ligjshme. Qytetar dhe qytetare, ju beje thirrje te bashkohemi me kete proteste, e cila eshte protesta per kafshaten e gojes kunder babezise se kleptokrateve ne pushtet.
Protestuesit do fitojne! Mbeshtetja jone eshe jetike per fitoren e tyre! sb”- shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura