Berisha: ’97, rebelim komunist. Autorët politikë u ndëshkuan me votë. Drejtësia vonon, nuk harron

Feb 28, 2013 | 12:12
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha, pas homazheve për nder të dy punonjësve të SHIK-ut, rënë në krye të detyrës në 1997, ka deklaruar se me përcjelljen në Varrezat e Dëshmorëve të kombit bëhet një mbyllje morale e njërit prej skenarëve më të turpshëm në historinë e kombit; rebelimit komunist të 97.

Sipas Berishës, ky rebelim i kushtoi vendit jetë të shumta njerëzisht. Ishte një rebelim që sipas tij,   solli në pushtet me dhunë ata që nuk e meritonin.

“Në rrafshin politik rebelimi komunist i 97 u mbyll në mënyrën më dinjitoze nga qytetarët shqiptarë që bënë që ata që erdhën me dhunë, të largohen me votë dhe ky ishte në nderin e  tyre. Në rrafshin moral, heronjtë e shtetit dhe kombit sot përcillen me nderimet e merituara te Dëshmorët”- tha ai.

Pyetur nëse për këto ngjarje drejtësia do të ketë ndonjëherë autorë, Berisha tha se drejtësia asgjë nuk harron.

“Ndonjëherë vlerësimet, korrigjimet edhe mund të vonojnë por nuk harrojnë, mbetet natyrisht një hetim i atyre që kryen këtë akt të shëmtuar ndaj shërbëtorëve kaq të çmuar të kombit shqiptar. Për krimin e shëmtuar, thashë për autorët politikë shqiptarët u shprehën, për probleme të tjera natyrisht drejtësia vonon por nuk harron kurrë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura