BERAT/ Qëllojnë me thikë të riun, dy në pranga

Jul 31, 2012 | 13:00
SHPËRNDAJE

BERAT – Dy persona u vunë në pranga nga Policia e Beratit, të akuzuar për plagosjen me thikë të një 26-vjeçari. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Beratit, pranë hotel “Tomorrit”, kur Skerdjan Troka, 27 vjeç dhe Mustafa Troka, 22 vjeç, të dy nga Fieri qëlluan me thikë në shpatull të riun nga Ura Vajgurore. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti për shkaqe që ende nuk dihen. Të tre të rinjtë janë takuar në qendër të Beratit dhe pas debatit, dy fierakët kanë nxjerrë thikën që kishin me vete. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet G.H. ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit. Dy autorët janë vënë në pranga me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura