“Bëra seks me një burrë”- Si ia zbuloi e dashura tradhtinë 36-vjeçarit: Ajo s’dëshiron të krijojë më familje me mua

Jan 14, 2022 | 15:20
SHPËRNDAJE

“Tradhtova të dashurën me një burrë tjetër dhe më pas ai i tha gjithçka. Tani ajo s’dëshiron të krijojë më familje me mua”, rrëfen një 36-vjeçar për rubrikën “Deidre”.

cift

Ai tregoi se kjo është hera e parë që tradhton një partnere, “aq më pak me një djalë”, duke shtuar se “nuk e di çfarë e shtyu drejt këtij akti”.

Rrëfim i tij:

Kemi dy vite së bashku dhe një natë dolëm për të pirë me disa shokë. Mbas festës rrugës takuam një shok të shkollës, ai na ftoi tek një festë tjetër.

Kur mbërrinim atje, shkuam për të pirë cigare së bashku në ballkon. Ndjeva se po flironte me mua pasi më prekte dhe më bënte shumë komplimente.

Isha vërtet i dehur dhe nuk e mbaj mend vërtet se si filloi, por mendoj se ai e dha puthjen e parë. Pastaj ndodhi. Kur u zgjova në mëngjes e dija se ishte një gabim dhe ndodhi për shkak se isha i dehur, dhe nëse do ia thosha të dashurës vetëm sa do e lëndoja.

Por disa ditë më vonë hyri në dhomë duke mbajtur telefonin në duar dhe më pyeti se kush ishte Marku dhe çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje.

Ai e kishte gjetur të dashurën time në FB dhe i kishte dërguar mesazh. Ajo ishte shtangur pasi jo vetëm e kisha tradhtuar por me një djalë.

Më tha që të krijuarit familje nuk është një opsion për momentin dhe jam i shqetësuar se do vërë në dyshim të ardhmen tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura