Papa Benedikti i XVI lë Vatikanin

Feb 28, 2013 | 17:10
SHPËRNDAJE

VATIKAN- Papa Benedikti i XVI la Vatikanin me helikopter, ndërsa ranë këmbanat e Shën Pjetrit.

Helikopteri i tij u ngrit nga toka pak para orës 17:05 minuta në drejtim të kështjellës Gandolfo, nga ku Papa do të presë hyrjen në fuqi të dorëheqjes së tij.

Papa ngriti duar për herë të fundit në drejtim të njerëzve, që e përshëndetën atë prej së largu.

Largimi i Papas me helikopter

Me heret Papa eshte takuar me kardinalët nga e gjithë bota dhe në prani të tyre ka shkatërruar Unazën e Peshkatarit, e cila simbolizon fundin e papatit të tij.

Benedicti është papa i parë që ka dhënë dorëheqje qysh në vitin 1415. Njoftimin për largimin nga posti, ai e ka bërë publik pak javë më parë, duke e asryetuar me probleme shëndetësore.

Nderkohe qe ne fjalimin e gjate dje ne Vatikan, ai iu drejtuar me thirrje besimtareve te mos humbasin besimin ne Zot, duke thene se ai nuk do t’i largohet kurre kryqit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura