“Saint Beckham” firmos “falas” me PSG-në!

Jan 31, 2013 | 19:28
SHPËRNDAJE

Ylli i futbollit britanik, David Beckham ka nënshkruar me francezët e Paris St Germain (PSG) një kontratë pesë-mujore. E veçanta e parave që Beckahm do të marrë nga kjo kontratë është se ato nuk do të shkojnë në llogarinë e tij personale, por të gjitha për bamirësi. Praktikisht ai do të luajë pa para. Ish kapiteni i përfaqësueses angleze, 37 vjeç, iu nënshtrua analizave mjekësore përpara se të nënshkruante me miliarderët francezë.

“Një nga arsyet që unë kam vendosur të luaj në Paris ishte që ne vendosëm të bëjmë diçka mjaft unike”- është shprehur Beckham pas nënshkrimit të kontratës.

Kjo është një nga gjërat që më ka kënaqur më shumë, dhe më ka bërë krenar është shprehur Beckham, duke shtuar se është diçka vërtetë emocionuese, dhe se kjo mund të jetë e para  kontratë e këtij lloji.  Paga e tij do të jetë 150.000 stërlina në jave.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura