Eurokomisioneri i ri: Për 5 vjet nuk ka zgjerim të BE-së. Vendet kandidate të bëjnë reformat

Sep 30, 2014 | 15:37
SHPËRNDAJE

Eurokomisioneri i ri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, konfirmoi pas marrjes së detyres se ngrirja për 5 vjet që i bëhet procesit të anëtarësimit të vendeve që synojnë unionin, bëhet sepse Bashkimit Evropian i intereson cilësia dhe jo shpejtësia e anëtarësimeve.

 “Ngrirja 5 vjet behet sepse na intereson cilësia dhe jo shpejtësia. Kjo është arsyeja e ngrirjes për 5 vjet të vendeve që duan të bëhen anëtarë të BE. Të përqëndrohen tek reformat dhe qëndrueshmëria e vendeve të tyre. Këto janë mjaft të rëndësishme dhe prioritete kyce që nuk mund të bëhen kompromise”,-ka thënë Hahn.

Gjatë raportimit të tij në Vjenë, eurokomisioneri vuri  në dukje se vendet që aspirojnë BE duhet të kenë qeverisje transparente, duke iu referuar edhe dialogut, Kosovë-Serbi.

“Duhet të ketë dhe një qeveri transparente, kjo për vendet të cilat duan të bëhen pjesë e procesit europian që duan ti futen procesit të zgjerimit. Theksi vihet te reformat e lartpërmendura, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për bashkëpunim. Duhet progres në mënyrë që të shkohet drejt rrugës për në BE. Duhet qëndrueshmëri në rajon. Duhet të theksohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të ecë përpara”,-deklaroi eurokomisioneri.

Deklarata e eurokomisionerit të ri për Zgjerimin në BE, vjen një ditë pas vizitës që Stefan Fyle, zhvilloi në Shqipëri me krerët e politikës shqiptare.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura