“Batakçinj e pisanjosë që kanë njollosur PS-në ka akoma. Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë”- Rama: Ja pse ndërkombëtarët bëjnë deklarata që tingëllojnë pro meje. PD-LSI e KÇK tre këmbët e të keqes

Mar 3, 2021 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se është i vetëdijshëm për zhgënjimin që qytetarët mund të kenë anembanë vendit me qeverisjen e tij në 4 vitet e fundit.

Teksa e ka quajtur “PD-LSI e KÇK tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi”, Rama i ftoi qytetarët të mos “shkojnë në prehërin” e partive opozitare pikërisht tani që fati i kësaj reforme sipas tij vihet në pikëpyetje më 25 prill.

Mund të keni shkaqe të drejta për t’u ndjerë të zhgënjyer familjarisht apo personalisht, plot sepse mund të jenë rrotyull në Shqipëri që kanë pritur më shumë, duan e meritojnë. Por a mund të dorezoheni në duart e lodhjes zhgënjimit e indiferencës tani? Kur 25 prilli është dita e një udhëkreyqi të madh për fatin e drejtësisë që të gjithë duam”.

Rama pranoi se në mesin e socialistëve ka pasur edhe ka “pisanjosëë e batakçinj”, por theksoi se PS nuk është “kishë e xhami”, por as “pyll pa derra”.

Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë, as engjëll nuk jam e as është kjo që po vjen një zgjedhje mes ëngjëjsh e djajsh.

Se të jem i sinqrtë, PS e unë vetë s’jemi një zjgedhje ideale në këtë udhëkryq, s’jemi pa të meta, kemi plot, kemi bërë gaibme që i dimë e mesiguri që nuk i dimë, se janë sa të duash njerëzit e zakonshëm që një herë të paktën s’e kanë marrë nga ky shtet shërbimin që u takon sa i takon.

Ne s’jemi as një pyll pa derra se batakcinj e pisanjosë që e kanë njollosur emrin e kësaj partie ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë.

Por PS s’është as kishë e as xhami, por një vizion i njerëzishëm për Shqipërinë, një mision që vazhdon pa u ndalur, karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes, me në krye betejën për drejtësinë që populli shqiptar meriton”, tha Rama.

Kryeministri në fjalën e tij dha edhe arsyen pse sipas tij deklaratat e ndërkombëtarëve ndonjëherë ngjajnë si mbështetje për qeverinë dhe mazhorancën e sotme. Sipas tij, kjo është për arsye të reformës në drejtësi.

Shumëkush e kupton pse partnerët tanë ndërkombëtarë bëjnë deklarata që tingëllojnë shpesh pro PS apo pro meje.

S’është fare në natyrën e shteteve të mëdha që të marrin anë politikisht për qeverinë. Por ka një aryse shumë të madhe e të qartë për mbëshetjen e tyre që shpesh komentohet madje përqeshet si mbështetje për ne, për mazhorancën e sotme e të nesërme të këtij vendim, reforma në drejtësi dhe e ardhmja e drejtësisë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura