Basha: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, nevojë për hapa konkret

May 31, 2014 | 17:36
SHPËRNDAJE

TIRANE- Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje me Fondi Shqiptar Amerikan të Ndërmarrjeve, për të cilën kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se do të përfitojnë  kredi qindra biznese të vogla, që me skemën e deritanishme nuk përfitonin.

“Më ketë marrëveshje, Bashkia përkushton edhe një milion dollarë, si fond kreditimi i për biznesin e vogël dhe të mesëm për Tiranën. E bëjmë këtë sepse biznesi i vogël dhe i mesëm përbëjnë shtyllën e ekonomisë së Shqipërisë dhe Tiranës. E bëjmë këtë pa asnjë mëdyshje, më këto para mund të ndërtoheshin një shkollë, kopshte dhe çerdhe, por qyteti ka nevojë për optimizëm dhe korridore të reja zhvillimi.”- tha Basha.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, theksoi Basha, ka nevojë për vepra, hapa të guximshëm, për pëkushtim dhe jo për fjalë. 

 “Për të nxitur zhvillimin ekonomik, dhe në këtë e shohim. E shohim tek papunësia, varfëria, tek vendet e punës, ndaj për të huazuar deklarimet e Guvernatorit te Bankes  nje dite me pare, sot inflacionin me fjalë po e  ndalojmë, dhe po tregojmë me vepra se u rrimë përgjegjësive tona. “- tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Basha tha se përtej debateve dhe luftës politike, ne nuk harrojmë për asnjë çast se cilat janë detyrat dhe detyrimet për tu shërbyer qytetarëve të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura