Bashkia: Gati hipotekat për 70 pallate në Tiranë

Oct 31, 2013 | 13:54
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo
Rreth 70 objekte janë në proces të marrjes së lejes së përdorimit në Tiranë, që i hap rrugë hipotekimit të apartamenteve për 14 mijë qytetarë.  Në 132 objekte të tjera, ku ka një problematikë e cila konsiston në mungesën fizike, juridike apo qoftë edhe në mungesën totale të vullnetit të ndërtuesve të tyre për të ndjekur hapat e nevojshëm për plotësimin e dokumentacionit, është rënë dakord për një tjetër procedurë që përjashton qytetarët nga penalizimi. “Kemi rënë dakord me Shoqatën e Ndërtuesve dhe Dhomën e Tregtisë, që anëtarët e tyre të marrin përsipër kolaudimin e këtyre objekteve, në mënyrë që të mos penalizohet asnjë qytetar i Tiranës. Rreth 20 objekte të këtij grupi janë të vetëdeklaruar pranë ALUIZNI-t dhe një pjesë prej tyre e kanë përfunduar procesin e hipotekimit”, deklaroi dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Nëpërmjet një konference për shtyp, ai theksoi se Bashkia e Tiranës po përmbush me seriozitet angazhimin e kryetarit të Bashkisë z. Basha, për hipotekimin e të gjithë apartamenteve të ndërtuara në Tiranë, përfshirë edhe ato që janë në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit.
“Vetëm për këtë vit janë hipotekuar 55 objekte, nga të cilat përfitojnë direkt afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. 35 prej këtyre objekteve janë ndërtuar gjatë viteve 2001-2008, me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit. Pajisja me leje përdorimi nga Bashkia e Tiranës e këtyre objekteve, të mbetura peng për vite me radhë, i hap rrugë hipotekimit të një sipërfaqeje ndërtimi prej 202.000 m2, ndërsa përfitues direktë janë mbi 7 mijë qytetarë të Tiranës”, deklaroi Baozdo. Ai u bëri thirrje ndërtuesve të angazhohen për të përmbyllur sa më parë dokumentacionin dhe t’u japin edhe ligjërisht atë që banorët kanë blerë kohë më parë, apartamentet e tyre. “Kujtoj këtu se akti normativ i miratuar për këtë qëllim i ka hapur rrugën hipotekimit të afro 257 objekteve, me 11 mijë apartamente të ndërtuara me leje, por me kushte të shkelura gjatë procesit të ndërtimit. Përfundimi i këtij procesi bën pronarë të shtëpive të tyre rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës”, tha Bozdo.

Ndertimet ne proces

Ndertimet pa pergjigje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura