Bashkia, faqe të re Interneti, ankesa online

May 31, 2012 | 13:17
SHPËRNDAJE

Ankesa online në uebin e ri të Bashkisë së Tiranës. I riformatuar dhe konceptuar krejtësisht ndryshe pas më shumë se 9 vjetësh, në të përmblidhen të gjitha informacionet për kryeqytetin. Në brendi i është dhënë jo pak vëmendje zërit të qytetarëve. Në rubrikën e veçantë, që quhet “Rregullo qytetin tim”, qytetarët e Tiranës jo vetëm do të mund të raportojnë një problem apo të bëjnë një ankesë së cilës punonjësit e Bashkisë do të përpiqen t’i japin zgjidhje. Po kështu, qytetarët do të kenë mundësi apo të japin një sugjerim, dhe do të mund po ashtu të ndjekin online, nëpërmjet Internetit, fazën në të cilën ndodhet ndjekja e këtij problemi, personin, drejtorin apo drejtorinë përgjegjëse që po e ndjek dhe statusin e këtij problemi deri në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare apo të një zgjidhjeje. Në ueb-sajtin e ri të janë përmbledhur projektet e iniciuara nga Bashkia, aktivitetet e përditshme, struktura administrative. Një rubrikë e veçantë i është kushtuar informacionit për lehtësirat ndaj biznesit dhe mënyrën si do të paguhen taksat e do të aplikohet për licencat. Një numër falas është vënë në dispozicion të qytetarëve për të komunikuar për çdo problem që ka lidhje me qytetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura