Bashkia, Dhimitri: Basha gënjen për hipotekat

Apr 30, 2011 | 13:59
SHPËRNDAJE

TIRANË- Mashtrim për interesa elektorale e ka quajtur Bashkia e Tiranës premtimin për hipotekimin e pallateve të reja, bërë nga kandidati demokrat për bashkinë, Lulzim Basha.

Reagimi ka ardhur sot nga nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri gjatë një deklarate për mediat.

Sipas saj, gjithcka e premtuar është gënjeshtër, pasi ishte “vetë Basha që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat”

“Fushata elektorale nuk i shpëtoi politikës së baltës. Votat nuk merren me gënjeshtra dhe dështime të së kaluarës. Basha gënjen dhe mashtron për hipotekat e pallateve, pasi është vetë ai që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat”, tha ajo.

Dhimitri theksoi se përkundër gjithë asaj që premtohet, qeveria dhe ish-ministri mbajnë peng qytetarët e Tiranës, ndërsa bëri me dije se dokumentacioni i është dërguar ALUIZNI-t që në vitin 2008.

“Lgji për legalizimet cakton se është ALUIZNI që pajis me lejen e legalizimit dhe hipotekë. Basha duhet të japë llogari se çfarë është bërë me hipotekat? Pse i kanë bllokuar deri më tani?”- tha ajo.

Nje dite me pare, Basha beri publike skemen se si do te zhbllokoje hipotekat. “Bashkia një për një, por me një sistem të shpejtë, në një kohë fare të shkurtër, të shqyrtojë të gjitha rastet. Së pari, të zhbllokojë të gjitha rastet që nuk kanë asnjë problem ligjor, apo gjyqësor për të marrë hipotekat. Do të analizohet pse ka ndodhur ky bllokim. Duhet të hartohen disa akte nënligjore që të mos ndodhë më ky problem. Kjo është përgjegjësia që ka Bashkia ndaj qytetarëve. Më këtë do të merrem, por dhe shumë gjëra të tjera ku Bashkia ka qenë një mur memec për qytetarët. Sepse Bashkia ekziston për t’i shërbyer qytetarit”, tha Basha. Sipas tij, në funksion të këtij qëllimi do të rishikohen të gjitha lejet e ndërtimit në Bashki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura