Basha: Qeveria, fytyra e së keqes. S’mund të lejojmë kthimin pas, ta ndalim sa s’është vonë

Oct 31, 2014 | 14:48
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kreu i opozites, Lulzim Basha u ben thirrje shqiptareve te mos nenshtrohen perballe dhunes dhe frikes qe po mbjell qeveria, sipas tij, e paafte per te drejtuar dhe mbajtur premtimet. 

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Basha shkruan se kjo qeveri eshte fytyra e se keqes qe po pllakos vendin. 

“Brenda një viti, ekonomia hyri në krizë. Papunësia dhe varfëria ka pushtuar çdo familje. Qytetarët luftojnë sot për mbijetesë, për bukën e gojës. Nuk dinë të qeverisin por të gjobisin, nuk dinë të drejtojnë por të dhunojnë. Nuk dinë të krijojnë pasuri kombëtare por të rrisin taksat, borxhet, çmimin e energjisë, naftës, ushqimeve, tarifat e shkollave dhe koston e jetesës. Premtuan mirëqenie, po sjellin shkatërrim të ekonomisë, vlerave demokratike dhe shtetit ligjor”- shkruan Basha.

Sipas tij, përmes dhunës synojnë t’i mbajnë shqiptarët nën ankthin e mbijetesës, nën frikën e së nesërmes.

“24 vjet më parë, ne refuzuam shtetin policor dhe kthyem sytë nga shteti ligjor. Sot, nuk mund të lejojmë kthimin pas. Kjo është fytyra e së keqes dhe këtë të keqe ne duhet ta ndalim, sa nuk është vonë”- shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura