Basha: Rama po tallet me shqiptarët për çmimin e energjisë

Oct 31, 2014 | 12:31
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Basha
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar tallje me shqiptarët qëndrimin e Kryeministrit Rama përsa i përket heqjes së fashës 300 kilovat-orë mbi çmimin e energjisë elektrike. Edhe një herë Basha ka nënvizuar se e vetmja rrugë për daljen nga situata janë protestat popullore. “Rama përgënj-eshtron veten: Një herë deklaron se çmimi i energjisë nuk do të rritet, pastaj premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit!”, nënvizon Basha në qëndrimin e tij në Facebook. Ndërkohë, për Bashën, Rama nuk i përgjigjet pyetjes se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike, ndërsa mbi 2 milionë shqiptarë do të varfërohen edhe më tej. “Sa do të rritet çmimi i energjisë? Edi Rama nuk ka ndër mend t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai vazhdon të tallet me shqiptaret, ashtu siç u tall kur një vit më parë premtoi jo rritje, por ulje të çmimit të energjisë. Mbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varfërohen më tej!”, shprehet Basha. Sipas tij, “e vetmja gjë që ofron dyshja Rama-Meta është rritje çmimesh, rritje taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin”, tha Basha. Më parë kreu i PD ka shprehur shqetësimin se 90% e qytetarëve luftojnë për bukën e gojës, kurse 1 në 3 shqiptarë i zhytur ne borxh për konsumin e përditshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura