Basha: Një kapitull i ri për policinë

Feb 26, 2011 | 12:00
SHPËRNDAJE

Instruktorë të policisë shqiptare përfunduan një kurs të mbështetur nga OSBE-ja, i cili do t’u mundësojë të shkojnë në Afganistan verën e ardhshme për të trajnuar policinë afgane për teknikat bazë të policimit. I pranishëm në këtë ceremoni së bashku me ambasadorin e OSBE-së, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vlerësoi profesionalizmin e Policisë Shqiptare. “Sot nëpërmjet aftësimit të një numri jo të vogël oficerësh të Policisë së Shtetit me grada dhe funksione të ndryshme për përdorimin e mjeteve didaktike, për metodat e mësimdhënies dhe metodat e aftësimit në grup në gjuhën angleze, shënojnë, hapin një kapitull të ri në Policinë e Shtetit dhe për shtetin shqiptar”, tha Basha. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha se “dërgimi i instruktorëve të Policisë së Shtetit në një detyrë sfiduese si ajo në Afganistan shënon dukshëm një arritje të madhe për Policinë e Shtetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura