Basha në krah të Aurelës me tren në Londër, reagon PD-ja: Ja e vërteta e fotos

Dec 16, 2017 | 20:00
SHPËRNDAJE

Pas fotos se postuar nga deputeti i PS-se, Taulant Balla, se kryedemokrati Basha se bashku me gruan e tij, Aurela jane fotografuar teksa udhetonin me tren nga Edinburgu ne Londer, vjen reagimi i forte nga PD-ja.

basha-1

Sipas PD, lajmi per kete udhetim eshte teresisht i pavertete, “Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla”.  Sipas PD, “E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike”.

Deklarata e PD

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer. Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla.

Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.

E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.

Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.​

Postimi i Balles 

balla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura