Basha në Kombinat: Tramvaj e zhvillim të lagjeve

Mar 31, 2011 | 14:29
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha ka takuar banore te Kombinatit, duke premtuar lidhje permes tramvajit per lehtesimin e trafik dhe zhvillim lagjeve te brendshme.  Gjate takimit, Basha dëgjoi shumë ankesa për transportin, dhe i siguroi banorët duke u shpjeguar atyre  planin që ai ka. “Pikat më të largëta do të kenë lidhje shumë më të mira përmes Tramvajit, rrugës së vet të dedikuar dhe të pavarur nga trafiku”,- u tha Basha banorëve.

Banoret jane ankuar per transportin publik, per mungesat e shumta ne infrastrukture , per shperthimin e shpeshte te ujerave te zeza, rruget e prishura, mungesen e parqeve per femijet dhe te moshuarit. “Do ta bëj rrugën, por do ta bëj me plan zhvillimi, ku të ketë edhe shesh për të luajtur fëmijët dhe për të kaluar kohën të moshuarit”,- u angazhua Lulzim Basha gjatë takimeve që pati në Kombinat me qytetarët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura