Basha, marrëveshje për lehtësimin e trafikut

May 31, 2012 | 12:09
SHPËRNDAJE

TIRANE- Bashkia e Tiranes ka firmosur sot nje marrëveshje për ngritjen e një qendre që do të bëjë kontrollin e qarkullimit rrugor, mes te ciles kryebashkiaku Lulzim Basha ka premtuar zgjidhje te problemit te trafikut.

Projekti do të nisë zbatimin muajin e ardhshëm dhe ka afat 1 vit e gjysëm.

“Do të vendosen 23 kamera në kryeqytet  të cilat do të përcjellin informacione në kohë reale. Dhoma e qëndrës operacionale e kontrollit do të bëjë monitorimin por kjo do të bëjë të mundur edhe përmirësimin e sigurisë rrugore brenda qytetit të tiranës. I gjithë sistemi do të jetë i lidhur me fibra optike dhe do i përgjigjet standarteve europiane” tha Basha.

Sipas tij, ndertimi i parkingjeve tokësore do të jetë një tjetër zgjidhje për rëndimin e trafikut në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura