Basha: Nuk ka manipulime, pres rezultatin

May 31, 2011 | 16:38
SHPËRNDAJE

Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e 26 kutive të tjera për të numëruar votat e kontestuara, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha tha sot se ai kryeson me 77  vota, ndërsa përsëriti vendosmërinë e tij për të pritur me durim derisa procesi të përfundojë në mënyrë transparente, të drejtë dhe korrekte, siç ka ndodhur deri më tani.

Basha tha se kandidati tjetër, Rama dëshiron që qytetarët të mendojnë se ka manipulime, duke mos paraqitur asnjë provë dhe fakt,  kur, sipas Bashës, çdo votë është parë dhe numëruar në sytë e të gjithëve, në televizion.

Madje, asnjë komisioner i partisë së tij, direkt i përfshirë në proces, nuk ka ngritur asnjë pretendim ligjor, theksoi ai.

“Nuk është kanibalizëm të përfshish votat në këtë proces
transparent, pavarësisht se për kë janë hedhur ato. Eshtë kanibalizëm të
përjashtosh votat nga procesi. Ne jemi dëshmitarë që asnjë manipulim nuk ka
ndodhur dhe deklaratat e kundërta me këtë fakt, janë veçse qesharake”- tha
Basha.

Kandidati demokrat, tha se është tërësisht e papranueshme  për çdo
kandidat, parti apo individ që të kërcënojë ose të përpiqet të ushtrojë presion
ndaj Kolegjit Zgjedhor për të marrë vendimin e tyre bazuar ne çdo lloj
konsiderate tjetër, përveç  ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura