Barroso: Statusi, reforma e gjithëpërfshirje. Rama: S’e bëjmë dot opozitën të bjerë në sevda me ne

Jun 30, 2014 | 14:11
SHPËRNDAJE

Barroso dhe Rama

UPDATE- Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso ka vleresuar progresin e bere nga Shqiperia, nderkohe qe ka kerkuar bashkepunim qeveri-opozite per rrugen e integrimit te vendit.

Nderkohe qe Rama ka theksuar se qeveria eshte e hapur dhe me vullnet per bashkepunim, por sikunder ka theksuar ‘nuk e ben dot opoziten te bjere ne sevda me te’.

“Ne do te nxjerrim mesime nga gabimet e pararendesve tane, por ne fund te fundit ne jemi zgjedhur per te qeverisur vendin. Sot me presidentin Barroso do te jemi ne Galerine Kombetare ku kemi ftuar edhe opoziten, per te qene bashke”- tha Rama. 

Barroso

Barroso garantoi se Komisioni Euripian ka qenë gjithmonë në anën e Shqipërisë dhe shprehu gatishmeri per ndihme te metejshme. Sipas tij dhënia e statusit për Shqipërinë duhet përkthyer në angazhim në reforma dhe gjithpërfshirje të klasës politikë në këtë proces. 

“Fillimisht dua t’ju uroj ju z.kryeministër për vendimin e BE për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, të cilin KE e ka pranuar në mënyrë unanime. Ne kemi qenë gjithnjë në anën tuaj dhe do vijojmë në anën tuaj. E mbaj mend kur ju prita në Bruksel në muajin shtator. Ju erdhët shumë shpejt menjëherë pas zgjedhjeve dhe ju thashë që besoja që do e merrnit statusin e vendit kandiad nëse do të ndërmerrnit ato hapa që ju kërkohen. Sepse statusi do të thotë që njihet angazhimi per reformat. Lipset që të intensifikohen reformat duke u përqëndruar në reformën në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reforma në gjyqësor, por për këtë nevojitet gjithpërfshirje”. 

RAMA
Rama ka deklaruar se qeveria eshte e angazhuar per reforma. “Ky është një proçes i gjatë, jo i lehtë dhe nuk do ishte kurorëzuar me sukses pa punën dhe rezultatet e dukshme të qeverisë në 9 muaj, por nga ana tjetër nuk është proçes që i takon vetëm këtyre muajve por edhe punës së bërë në vite. E falënderova Presidentin Barroso për ndihmën që na jep dhe do te na japë, duke na kujtuar detyrat tona të shtëpisë dhe inkurajuar që t’i bëjmë më mirë. Faleminderit edhe komisionerit për zgjerim Stefan Fyle, mikut të mirë të shqiptarëve që ka udhëhequr gjithë proçesin e vetëdijesimit të klasës politke. Ne nuk e marrim statusin si trofe, as një arritje të njënshme, për të pasur një pozicion që ndan, por si një vlerësim për çka kemi bërë dhe një shkallë përgjegjësie për çfarë do bëjmë. Kemi ende detyra shtëpie për të realizuar”, tha Rama. 

Barroso u prit ne nje ceremoni ne Kryeministri nga kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama, nderkohe qe me pas te dy dalin ne nje konference per media. 

Presidenca nga ana e vet ka njoftuar mbajtjen e nje takimi mes Nishanit dhe Barrosos ne oren 12.00.  

Lajmin për vizitën e Barrosos në Shqipëri e bëri Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në seancën e shkuar parlamentare.

Vizita e Presidentit të Komisionit Europian vjen në një moment kur BE i dha statusin e vendit kandidat Shqipërisë.

Presidenti në detyrë i Komisionit Europian do t’i drejtohet më tej Parlamentit, përpara të cilit do të mbajë fjalën përshëndetëse. Ardhja e Barrosos
në Tiranë dhe fjala e tij në Kuvend do të shërbejë edhe si një mundësi e mirë që
opozita të rikthehet në karriget e saj të braktisura ditën kur Byroja Parlamentare përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin
Sali Berisha për fyerje ndaj ministrave.

Bashkëpunimi maxhorancë-opozitë pritet të jetë në thelb të mesazheve që
Barroso do të transmetojë para deputetëve, veçanërisht për reformat që ata kanë në tryezat e tyre, por edhe ato që lidhen me sistemin e Drejtësisë
dhe përafrimin e legjislacionit  me vendet e BE-së.

Në vizitën e tij njëditore, kreu i Komisionit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Nishani dhe me kryetarin e opozitës, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në zyrën e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura