Barroso dhe Rompuj, letër G20: Mos e lini Europën vetëm

Oct 31, 2011 | 11:18
SHPËRNDAJE
Barroso dhe Van Rompuj

Problemi i krizës së borxheve të eurozonës po trajtohet si një problem financiar global, jo thjesht brenda bllokut, madje liderët më të lartë të BE-së e kanë lidhur kapërcimin e këtij problemi me rimëkëmbjen globale. Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuj dhe Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të samitit të ardhshëm të G20, vendeve më të zhvilluara, për të ndërtuar plane për BE-në e për të stabilizuar eurozonën me probleme borxhi, duke nxitur njëkohësisht kështu rimëkëmbjen globale. Rompuj dhe Barroso kanë shkruar në letrën dërguar liderëve të G20 se “ka nevojë në vazhdimësi për aksion të përbashkët” për ta kthyer sërish në linjën e duhur ekonominë globale. Marrëveshja e arritur të enjten nga liderët e BE-së është përshëndetur nga e gjithë bota dhe pritet të pasohet me lëvizje të tjera të përbashkëta, jo vetëm brenda bllokut. Bursat i janë përgjigjur pozitivisht këtij lajmi në të gjithë botën. Plani i BE-së rrit fondin e shpëtimit të eurozonës, u kërkon bankave faljen 50 për qind të borxhit të Greqisë dhe urdhëron rritjen e kapitalit në banka me 106 miliardë euro, në korrik. Por këto masa parashikohet të kenë një efekt afatshkurtër pozitiv nëse liderët e G20 nuk e përdorin samitin e tyre në Kanë, Francë, (të enjten e të premten) për të ndërtuar plane të reja mbi këto arritje. Kështu shkruajnë Barroso dhe Rompuj në letrën e tyre. “Ndërsa ne në Europë do ta luajmë rolin tonë, vetëm kjo nuk mund të shërbejë për të siguruar rikuperimin global dhe rritjen e ribalancuar. Ka nevojë në vazhdimësi për veprim të përbashkët nga të gjithë partnerët e G20”, shkruhet në letër. “Nevojitet të bëhet akoma më shumë në nivelin global. Duhet të adresohen ende shumë probleme që qëndrojnë  nën zhbalancimin e madh para-krize”, paralajmëruan ata. Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se plani europian për të sulmuar krizën do të ketë ndikim edhe në ekonominë amerikane, por ai u shpreh në dyshim nëse kjo do të ishte e mjaftueshme për të evituar një recesion tjetër global.

Italia
Italia dhe Spanja ishin ndër vendet më të paralajmëruara në samitin e fundit të BE-së, javën e kaluar, për të kryer reforma konkrete, për të evituar ardhjen deri në situatën e Greqisë. Qeveria “Berluskoni” ka paralajmëruar uljen deri në 100 miliardë euro të borxhit kombëtar, duke e çuar atë nga 120 për qind të GDP-së, në 113 për qind, deri në vitin 2014. Ulja do të bëhet me një paketë
të ashpër kursimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura