Ndërhyri për të ndarë të rinjtë që po ziheshin, vritet me armë 25-vjeçari shqiptar në Itali

Aug 30, 2014 | 17:54
SHPËRNDAJE

Nga vendi i ngjarjes

ITALI- Nderhyri per te shuar nje sherr mes dy te rinjve, por perfundoi viktime.

Mediat italiane kane zbardhur te tjera detaje nga vrasja e te riut shqiptar, nje nate me pare ne Bari. 

Sipas tyre, 25 vjecari Flori Mesuti u vra ne tentative te qetesonte sherrin mes dy te rinjve. 

Por, nje nga djemte e perfshire ne sherr therriti te aferm te tjere, qe mberriten te armatosur. Nje prej tyre ka ka shtene me pistolete nga nje distance shume e afert. Plumbat e marre i kane shkaktuar te riut shqiptar vdekjen. 

Ai u transportua ne spitalin e Barit, por ne gjendje shume kritike per jeten, pa mundur te shpetonte dot. 

Policia italiane ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe kapjen e autoreve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura