Bari, kapen në një kamion 1.270 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, arrestohet drejtuesi i mjetit

May 31, 2014 | 16:50
SHPËRNDAJE

Droga e sekuestruar

BARI- Një sasi prej 1.270 kg marijuanë është sekuestruar sot në portin e Barit.

Droga u gjet në një kamion, i cili kishte mbërritur nga Shqipëria. Kamioni u kontrollua me ndihmën e një makine me rreze X, pas dyshimeve të autoriteteve doganore.

Skanimi tregoi një deformim struktural në rimorkoi, pas kabinës në afërsi të motorit. Pas kontrolleve u gjetën 1.777 pako marijuanë, me një peshë të përgjithshme 1.270 kilogram.

Në bazë të vlerësimit të autoriteteve italiane, nëse marijuana do të kishte dalë në treg, organizata kriminale do të kishte fituar rreth 13 milionë euro.

Drejtuesi i mjetit, një shqiptar, rreth 34 vjeç, është arrestuar, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.
[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura