“Barça më mësoi se çfarë të bëj kundër Realit”

Feb 28, 2013 | 13:13
SHPËRNDAJE

Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid, rivali i ardhshëm i Real Madridit në Champions, ka qenë i pranishëm në “Kamp Nou” për të parë “El Clasico”-n e kupës, nga ku ka analizuar se çfarë e pret ekipin e tij në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve më 5 mars. “E ndoqa me vëmendje ndeshjen mes Barçës dhe Realit. Katalanasit më mësuan se çfarë duhet të bëj në pritje të përballjes me madrilenët. Murinjo mendoj se e kishte analizuar me imtësi formacionin e Rouras, i cili thuajse nuk ka ndryshuar së fundmi. Dhe si rrjedhojë e kësaj, unë nuk do t’ia zbuloj skuadrën time kundërshtarëve. Në sfidën e kthimit, edhe pse mund të dukemi favoritë, gjithçka mund të ndodhë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura