Banka Botërore “shet” CEZ-in: S’plotësoi kushtet

Nov 2, 2012 | 10:14
SHPËRNDAJE
Drejtoresha dhe koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Jane Armitage

“Ekipi s’përmbushi detyrimet sipas kontratës. ‘Martesa’ tani në Gjykatë”

Armitage: Privatizimi dështoi, s’japim garancinë 60 milionë

Ka qenë surprizë reagimi i fortë i Bankës Botërore për mosekzekutim të garancisë prej 60 milionë eurosh, nëse CEZ vendos të lërë Shqipërinë.  Kjo deklaratë erdhi një ditë pas sigurisë me të cilën zyrat qendrore të çekëve në Pragë u shprehën për largim dhe marrje të parave të dorëzanisë së privatizimit. Drejtorja dhe koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Jane Armitage, shprehu zhgënjimin për situatën në të cilën gjendet sot privatizimi, që u konsiderua i suksesshëm tre vjet më parë. Ajo vuri në dukje se asnjëra nga palët e përfshira si CEZ Shpërndarje, ashtu edhe qeveria nuk kanë përmbushur detyrimet.
Dështimi
Për Bankën Botërore zhgënjimi në rastin e CEZ-it vjen sidomos për faktin që është një kompani me reputacion mjaft të mirë dhe me eksperiencë të gjerë në sektorin e energjisë, por që në Shqipëri nuk ka mundur të zbatojë kontratën.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura