Baloteli: Racistët nuk ndryshojnë kurrë. Dua të takoj Obamën

Nov 2, 2012 | 19:04
SHPËRNDAJE
Baloteli ne kopertinen e TIME MAGAZINE

Sulmuesi i Manchester Cyti-t, Mario Baloteli mendon se asgjë nuk mund të bëhet për të ndryshuar sjelljet e njerëzve raciste, pasi ata janë në thelb të “trashë”.

Në një intervistë në revistën e famshme amerikan TIME ( në faqe të parë), futbollisti italian, lindur nga prindër nga Gana ka folur me sinqeritet për abuzimet raciste që ka vuajtur gjatë karrierës së tij në futboll.

22- vjeçari është përballur me sulme të shumta raciste, dhe ai mendon se në vendin e tij të lindjes në Itali, gjërat janë më keq se sa në Angli.

“Njerëzit racistë janë të shumtë, dhe ti nuk mund të bësh asgjë për ti ndryshuar ata”- thotë Baloteli.

Baloteli në stërvitje

“Mund të flasësh, mund të bësh ç’të duash, por ti nuk mund të bësh asgjë, pasi ata janë thjesht budallenj. Kur nuk kam qenë i famshëm, kam patur shumë miq, më së shumti italian. Fyerjet raciste ndaj meje kanë nisur vetëm kur unë kam nisur të luaj futboll.”- shprehet Baloteli.

Unë personalisht shpresoj që ta bëj një ditë Italinë një vend modern ashtu si Anglia dhe Amerika, thotë ai.

Baloteli ka folur edhe për admirimin që ka për Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama. “Jam shumë i lumtur teksa shoh një njeri me ngjyrë në rolin e drejtuesit. Do të doja ta takoja atë.”

Pavarësisht se ka patur një marrëdhënie të trazuar me trajnerin Mancini, ai thotë se atë e sheh në rolin e një babai.

“Marrëdhënia ime me të është vërtetë e rëndësishme. Ai më njeh që kur kam qenë i vogël, dhe ai është si një baba për mua. Kam nisur të luaj me të rinjtë e Interit, kështu që unë e njoh shumë mirë atë dhe s’mund t’i them asgjë për të”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura