Balliu i drejtohet Veliajt nga protesta para Bashkisë së Tiranës: Je i shkarkuar me vendim të qytetarëve

Apr 30, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

Klevis Balliu, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të dalë para qytetarëve për të dëgjuar një vendim që ata kanë për të.

balliu

Balliu iu drejtua Veliajt duke i thënë ‘ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve’, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqen nga protesta.

“Përshëndetje të nderuar misionarë antikorrupsion, sot Erion Veliaj, pasi ka kaluar 7 orë te kolegët e tij siç i referohet ai, sapo ka dalë. Hajde sot lal 5D që tregon se këtu janë lepujt, hajde takoi  pak që kanë një vendim për ty. Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve. Shikoni pak, ndjej keqardhje kur shoh këta policë, shikoni pak si është blinduar Bashkia e Tiranës. Pse është e Erion Veliajt, e 5D? Kë po mbroni? Kryehajdutin e Tiranës? Ata që mendojnë se do tërhiqemi e kanë gabim. Jemi këtu për të respektuar Tiranën”, tha Balliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura