Balla: Noka, Muço Qulli. Dreka e fotos, ajo e shkarkimit te Lamajt

Feb 28, 2013 | 15:11
SHPËRNDAJE

TIRANE- Deputeti i PS-se, Taulant Balla ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se nuk do te merret me akuzat e bera nga ministri i Brendshem qe e ka cilesuar Muco Qulli, por ka dhene fakte rreth fotos se skandalit.

“Nuk dua të merrem me atë që tha ministri, por dy fakte për këto foto E para foto është postuar nga zoti Vocaj në Facebook, me 23 tetor 2012. Fotografia është bërë me 21 tetor 2012, ndërkohë që Lamaj është shkarkuar nga pozicioni i kryekomisarit 17ditë më pas. Nuk ka asnjë dyshim se kjo drekë është dreka qe ka shkarkuar kryekomisarin nga pozicioni i tij në Kombinat”- tha Balla.

Sipas tij, Ministri i Brendshëm duhet të japë urgjentisht dorëheqjen për gënjeshtrën në Parlament se gjoja foto është e vitit 2011, se gjoja drejtor i policisë tha është e vitit 2010. “Mjafton këto element të kuptosh se këta janë një tufë mashtruesish të ndyrë që kanë shitur kryekomisarin për individin të akuzuar se kreu krimin”- tha me tej ai.

Ai akuzoi kreret e policise se kane djegur kerkesen me shkrim te bere nga lamaj i cili kerkonte mbrojtje pas kercenimeve qe kishte marre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura