Bajer Leverkusen të sigurtë për kualifikim kundër Romës, nxjerrin në shitje biletat e finales

May 9, 2024 | 10:13
SHPËRNDAJE

Epërsia 2-0 e fituar në ndeshjen e parë, një sezon i tërë (48 ndeshje) pa humbje, fitorja e Bundesligës, ndeshja e kthimit në shtëpi. Dukshëm Bajer Leverkusen ndihet shumë i sigurt për arritjen në finalen e Ligës së Evropës dhe këtë e tregon një postim informues për tifozët në lidhje me mënyrat e shitjes së biletave për finalen e cila do të luhet në Dublin më 22 maj.

leverkusen

Postimi u modifikua pak minuta më vonë me hipotezën “nëse arrijmë në finale”, por nën postim tashmë kishin lëshuar komente tifozët e Romës, të cilët në mënyrë supersticioze uronin arritjen në finale…

PËR REKORD – Fitorja ndaj Frankfurtit bëri që Leverkusen të barazonte rekordin për ecurinë më të gjatë të pamposhtur në të gjitha ndeshjet e nivelit të lartë që nga prezantimi i konkurrencës evropiane. Klubi ndan këtë arritje me gjigantin portugez Benfika që e drejtuar nga Bela Gutman vendosi rekordin mes viteve 1963-65. Leverkusen do të ketë shansin të thyejë rekordin sot kur do të luajë kundër Romës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Europës.

Ndërkohë, ecuria më e mirë pa humbje e të gjitha kohërave është ajo prej 62 ndeshjesh pa humbje që u vendos nga klubi skocez i Sëlltikut nga 1915-1917, megjithatë, ato ndeshje ishin të gjitha në kampionatin vendas.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura