Aventurat e Dafina Zeqirit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sep 30, 2012 | 12:57
SHPËRNDAJE

U zhduk nga skena dhe daljet publike për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend që e preferojnë shqiptarët, por duke mos dhënë arsye pse po udhëton atje. Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e stërpërfolur në media për shumë raste, skandale e suksese, edhe këtë radhë po hesht! I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, menaxheri i këngëtares thekson se ajo ka udhëtuar për në ShBA për pushime dhe asgjë më shumë, ndonëse në media kishte filluar të shkruhej se ajo atje po qëndron tek i dashuri i saj. Shokuese për fansat vjen ndryshimi në look që ka bërë këngëtarja Zeqiri duke shkurtuar flokët në stilin mashkull, një ngjashmëri me look-un e Rihannës dhe Angelina Jolie, ndërsa është fotografuar përkrah fotografit Fadil Berisha, Blerim Destanit, Angela Martinit, Afërdita Dreshajt dhe Tika Ivezajt. Këto mund të quhen edhe aventura të radhës që po bën këngëtarja, pas përfoljes së madhe mbi jetën private. I vetmi burim informimi mbi Dafinën mbetet profili i saj në Twitter, në të cilin poston foto private. Fjalët e fundit mbi një lidhje të mundshme të saj të krijuar në Amerikë, po bëhen më të besueshme, pasi Dafina gjithmonë ka dashur të ketë lidhje paralele. Ashtu siç e kishte lidhjen me Krenarin dhe Ledrin, ka ndodhur më pas edhe me Ledrin dhe Albinin. Albini i cili për momentin po qëndron për studime në Amerikë, është djali i avokatit të njohur kosovar, Tomë Gashi. Media të ndryshme kanë shkruar se Albini është një ish-i dashur i pop yllit Rita Ora, por në fakt nuk është e vërtetë. Ai vetëm ka pasur një takim me Ritën dhe asgjë më shumë. Ai është një përfaqësues i kompanisë Powow Enterteinment që solli në Prishtinë rep-këngëtarin Unikatil. I kontaktuar nga gazeta, Albini nuk deshi të japë shumë detaje për këtë gjë, duke kërkuar madje që të mos shkruhet asgjë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura