Atentati ndaj Ardjan Çapjas, nga një konflikt jashtë vendit? Pistat ku po heton policia dhe dyshimet për…

Jun 10, 2020 | 17:32
SHPËRNDAJE

Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje te Spitali i Traumës, menjëherë sapo mjekët dhanë dritën jeshile që Ardian Çapja të dilte nga në një pavijon normal pas ndërhyrjes kirurgjikale.

ardjancapja

Policia ka qëndruar në hyrjet-daljet e spitalit, ndërsa disa punonjës të tjerë tek dera e dhomës ku qëndron 55-vjeçari.

Përveç policisë, në Spitalin e Traumës janë parë të lëvizin gjatë gjithë kohës disa prej anëtarëve të kësaj familje.

Teksa që në Tiranë vëmendja është tek shëndeti i të plagosurit, në Elbasan vijojnë hetimet për të zbardhur atentatin me snajper.

Një burim nga grupi hetimor, i tha televizionit Klan se po verifikojnë 3 persona, 1 nga Fushë Kruja dhe dy të tjerë nga Elbasani.

Pavarësisht se nuk ka prova bindëse, hetuesit janë përqëndruar te konfliktet që Ardian Çapja kishte me një grup rival në Elbasan, por edhe me një tjetër familje në periferi të këtij qyteti.

Një nga pistat e mundshme është një konflikt i nisur disa muaj më parë jashtë Shqipërisë.

Skema e atentatit me snajper dyshohet se u organizua nga 5 persona, të cilët janë kapur në disa momente nga disa kamera sigurie, por nëpërmjet tyre ka qenë e pamundur që të identifikohen.

 

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura