Atentati për hakmarrje, arrestohet autori i dytë

Oct 31, 2014 | 16:27
SHPËRNDAJE

Pas plagosjes së ndodhur me armë zjarri të enjten mbrëma, policia deklaron arrestimin e autorit të dytë të ngjarjes. Autori i arrestuar si i dyshuar për atentatin është shtetasi Florenc Qepuri.
Një natë më parë një 48-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Tiranë, kur sapo kishte zbritur nga makina dhe ishte drejtuar për të hyrë në një lokal. Pas atentatit, policia e kryeqytetit ngriti pika të shumta kontrolli nëpër Tiranë dhe mundi të arrestojë njërin prej autorëve rreth një orë pasi kishte ndodhur ngjarja. I dyshuari, shtetasi Xhemal Adushaj, u kap në momentin kur po mundohej të fshihte motorin tip “Papaq” të përdorur gjatë ngjarjes.

Policia ne vend ngjarje pas atentatit te se enjtes

Ngjarja në rrugicën pranë bllokut të pallateve përgjatë Unazës së Re në kryeqytet, kur Krenar Hasaliaj (Habilaj) u qëlluar 4 herë me pistoletë. Autorë të ngjarjes, sipas dëshmitarëve, kanë qenë 2 persona që e kishin ndjekur me motor derisa ai ka ndaluar dhe ka zbritur nga makina. Dëshmitarët kanë deklaruar për oficerët e policisë në vendngjarje se autorët kanë qenë të maskuar. Burime nga grupi hetimor thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi emri i 48-vjeçarit ka qenë i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, që nga vrasjet, grabitjet me armë e deri tek aksidenti me pasojë vdekjen e 2 personave i ndodhur disa muaj më parë në Vlorë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura