Ashton takon në Kajro Mursin e gjeneralët

Jul 31, 2013 | 14:24
SHPËRNDAJE

Kryediplomatja europiane, Catherine Ashton, ishte në Kajro, ku ka takuar Presidentin e rrëzuar nga Ushtria, Muhamet Mursi. Gjithçka u bë me dije nga zëdhënësja e Ashton, sipas së cilës shefja e politikës së jashtme të BE-së u takua me Mursin të hënën në mbrëmje dhe zhvilloi dy orë të plota diskutim me të. Baronesha Ashton vizitoi Mursin, ndërsa më shumë se 70 mbështetës të tij që kishin dalë në protestë për të kërkuar rikthimin në detyrë për Presidentin, u vranë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë. Aleatët e Presidentit të rrëzuar, kryesisht aktivistë të Vëllazërisë Myslimane, planifikojnë një tjetër protestë të madhe dhe qeveria e përkohshme paralajmëroi se çdo dhunim i ligjit do të përcillet me reagim të vendosur. Baronesha Ashton takoi edhe kreun e Forcave të Armatosura të Egjiptit, gjeneralin Abdul Fattah al-Sisi, si dhe ministra të qeverisë së Kajros.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura